E diel, 20 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeKosova, me gjithë sfidat, ka ruajtur frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzorSinjali

Kosova, me gjithë sfidat, ka ruajtur frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzorSinjali

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët katolikë dhe ortodoksë për festën e Pashkëve, duke theksuar mesazhin e shpresës dhe paqes që përcjell kjo festë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka theksuar se Kosova, me gjithë sfidat, ka arritur të ruajë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzor, duke theksuar rëndësinë e festimit të Bajramit dhe Pashkëve bashkë, një vlerë që duhet kultivuar edhe më tej.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, festës së ringjalljes, besimit dhe shpresës, u uroj nga zemra paqe, gëzim e harmoni të gjithë qytetarëve tanë që e festojnë.

Pashka është kujtesë se pas çdo errësire vjen drita – një thirrje për të mos humbur kurrë shpresën për një të ardhme më të mirë.

Kosova, me gjithë sfidat, ka ruajtur frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërnjerëzor. Këtu, uroj përjetësisht, Bajram e Pashkë të festohen bashkë – një vlerë që na nderon dhe duhet ta kultivojmë më tej.

Për shumë mot Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë dhe ortodoksë! Paqe dhe mirëkuptim për të gjithë!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT