E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeSportKosova me fitore të pamjaftueshme ndaj Azerbajxhanit

Kosova me fitore të pamjaftueshme ndaj Azerbajxhanit

Kosova ka shënuar ndaj Azerbajxhanit në ndeshjen parakualifikuese për Kampionatin Botëror.

“Dardanët” triumfuan në Pallatin e Rinisë me rezultat 81:79, ndonëse ndeshjen nuk e nisën mirë, pasi çerekun e parë e humbën me një pikë, 20:21.

Në të dytin, Kosova tregoi forcën duke shënuar fitore me tri pikë më shumë, 23:20, ndërsa drama u zhvillua në dy çerekët e fundit.

Në çerekun e tretë, “Dardanët” ishin në epërsi deri në nëntë pikë, por “Azurët” arritën që ta shkrijnë këtë epërsi, duke e fituar 10-minutëshin e tretë me një pikë më shumë, 17:18.

Kurse, në çerekun më vendimtar, “Dardanët” nuk lëshuan pe duke e fituar me rezultat 23:20, por që ishte e pamjaftueshme pasi ndeshjen e parë ndaj Azerbajxhanit e kishin humbur me 10 pikë diferencë, 87:77.

Me këtë ndeshje, për Kosovën merr fund ëndrra për kualifikim në Kampionat Botëror.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498