Kosova Makers League hap aplikimet për Edicionin e tetë të garës së Robotikës, KML Open 2025-26

Kosova Makers League hap aplikimet për Edicionin e tetë të garës së Robotikës, KML Open 2025-26

Kosova Makers League (KML), organizatë që kontribuon në sistemin e arsimit përmes fuqizimit të fushës së teknologjisë dhe robotikës, ka hapur aplikimet për edicionin e tetë të Garës së Robotikës, Kosova Makers League Open.

Me temën ‘Agjenti AI’, gara do të sjellë njëeksperiencë argëtuese dhe sfiduese për nxënësit e institucioneve edukative nga mbarë Kosova.


Thirrja për aplikim është hapur më 1 shtator dhe të gjitha institucionet edukative që punojnë mefëmijë të grupmoshës 6-15 vjeç ftohen të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij edicioni interesant.

Përmes kësaj gare, nxënësit jo vetëm që argëtohen, por edhe zhvillojnë aftësi të buta dhe teknike që i ndihmojnë të përgatiten për profesionet e së ardhmës.

Ky edicion sjell një risi të veçantë! Institucionet pjesëmarrëse do të pajisjen me kamerën meinteligjencë artificiale (IA) HuskyLens, e cila do të integrohet me robotët edukativëmicro:Maqueen Plus. Kjo pajisje inovative i njofton nxënësit me konceptet e inteligjencësartificiale përmes sfidave praktike dhe kreative.

Një institucion edukativ duhet të aplikojë vetëm me një ekip që përbëhet nga pesë anëtarë, katër prej të cilëve janë nxënës dhe një mentor. Mentori i ekipit mund të jetë mësimdhënës, prind osenjë vullnetar i autorizuar nga institucioni pjesëmarrës.

Falë aktiviteteve të vazhdueshme, Kosova Makers League ka arritur të pajisë me robotëedukativë mbi 50% të shkollave publike të Kosovës, duke i dhënë mundësi mijëra fëmijëve të mësojnë në mënyrë interaktive.

Edhe këtë vit, synimi kryesor i KML është përfshirja sa më e gjerë e nxënësve në fushat STEAM(Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë). Përmes garës dhe aktiviteteve në kuadër të saj, nxënësit fitojnë njohuri të reja dhe aftësi praktike, duke ndërtuar themelet e një gjeneratetë gatshme për sfidat e kohës.

Afati i fundit për aplikim në këtë edicion të garës është 1 tetor, 2025!

Këtë vit do të pranohen vetëm 285 ekipe, andaj aplikoni sa më parë përmes këtij linku: www.garaerobotikes.com

Për më shumë informata rreth tërë organizimit të këtij edicioni, klikoni në këtë link: Informatat e organizimit

Edicioni i Tetë i Garës së Robotikës po mbështetet pjesërisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe ProCredit Bank Kosova.

Ky edicion po zhvillohet po ashtufalë mbështetësve të përhershëm të Kosova Makers League, BONEVET Prishtina dhe

Korporata Rugove.