E martë, 17 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmehttps://klankosova.tv/kosova-ka-nevoje-per-ameriken-jo-serbia-gjini-kritikon-kurtin-per-qasjen-ndaj-shba-se/“Kosova ka nevojë për Amerikën, jo Serbia”, Gjini kritikon Kurtin për qasjen...

https://klankosova.tv/kosova-ka-nevoje-per-ameriken-jo-serbia-gjini-kritikon-kurtin-per-qasjen-ndaj-shba-se/“Kosova ka nevojë për Amerikën, jo Serbia”, Gjini kritikon Kurtin për qasjen ndaj SHBA-së – Klan Kosova

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin lidhur me qasjen e tij ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Gjini tha se Kurti është shumë larg të vërtetës, njashtu shton dhe për ministren e jashtme në detyrë, Donika Gërvallën, transmeton Klankosova.tv.

“Sot Serbia e ka qeverinë, i ka disa politikanë të shkathët, nuk po them më të mirët në botë por disa të shkathët i ka, ka kryeministër, ka ministër të jashtëm, të cilët sot janë në punë. Domethënë ata i vendosin kontaktet [me SHBA-në], ata kryejnë lobimin e pjesës së vet, e bëjnë argumentin e vet, ne nuk kemi kush me na i bo argumentet, për shkak se edhe këtë ministren që e kemi në detyrë nuk dinë  me i bë këto argumente, është larg realitetit politik e gjeopolitik e çfare dush. Po aq më tepër edhe kryeministri i Kosovës është shumë larg të vërtetës”, tha politikani.

Pas deklaratës së presidentit Donald Trump se ai ka ndalur një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë, Gjini tha se Kurti shumë shpejt i vendosi kushte SHBA-së.

“Gjëja e parë që bëri [pas deklaratës së Trumpit] ishte me tregu që është duke u bërë gati për zgjedhje dhe i vendosi kushte Amerikës menjëherë”, u shpreh Gjini.

Ai shton se Kurti është dashur të ketë një deklaratë të sofistikuar dhe të mençur, e jo t’i jepte kushte Trumpit.

“Nëse ky njeri nuk është pjekur në këto pesë vjet, nuk ka me u pjek kurrë”, tha kështu Gjini për kryeministrin në detyrë.

Tutje, Gjini tha se është Kosova ajo që ka nevojë për Amerikën, e jo Serbia.

The post “Kosova ka nevojë për Amerikën, jo Serbia”, Gjini kritikon Kurtin për qasjen ndaj SHBA-së appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT