E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbiz“Kosova gjithmonë e pavarur”: Kongresisti Torres i reagon Wilsonit që tha “ta...

“Kosova gjithmonë e pavarur”: Kongresisti Torres i reagon Wilsonit që tha “ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”

Në dhjetor të vitit 2023, Kingsley Wilson, që tani është emëruar zëvendëssekretare e shtypit në Departamentin e Mbrojtjes në ShBA, kishte bërë një postim në Twitter që pati ngjallur reagimin e komunitetit shqiptar.

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”, ishte postimi i saj, raporton Klankosova.tv.

E me të marrë këtë pozitë, deklarata e saj u rikthye sërish në skenë.

Ajo u komentua nga shumë, e në mesin e tyre edhe nga kongresisti amerikan, Ritchie Torres.

Kongresisti amerikan tha se Wilson po përpiqet “me turp që ta delegjitimojë Kosovën”, por thotë se kjo nuk do të funksionojë.

“Kingsley Wilson, Zëvendës Sekretare e Shtypit për Departamentin e Mbrojtjes, po përpiqet me turp të delegjitimojë Kosovën, i cili ka qenë aleati i vetëm më i madh amerikan në Ballkanin Perëndimor”.

“Asnjë sasi e revizionizmit historik nuk mund ta ndryshojë faktin themelor se Kosova është dhe do të jetë gjithmonë një demokraci e pavarur”, potencoi Torres.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

//platform.twitter.com/widgets.js

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://grookilteepsou.net/act/files/tag.min.js?z=8547498