Ish-ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, njëherit dhe ish-këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, thotë se deklarata e djeshme e Donald Trump, tregon se administrata e tanishme ka një fokus të kristalizuar në Kosovën.
Megjithatë ai ndau kritika, ku u shpreh se Kosova aktualisht është zhytur në moçalin politik dhe paqja nuk negociohet me praktikantë, transmeton klankosova.tv.
”Postimi i djeshëm i Trump është e mikpritur dhe një dëshmi e qartë që me gjithë problemet administrata e tanishme ka një memorie të qartë për atë që ka ndodhur në Kosovë dhe duke parë që konflikti shekullor nuk është zgjidhur me një marrëveshje përfundimtare… mendoj se është një gjë e dobishme, nëse do kemi një ripërfshirje të Trump për ta përmbushur pjesën më të vështirë”.
”Marrëveshja e parë e nënshkruar në Washington ishte ekonomike, tjetra duhet të jetë politike. Nëse del se është një fillim i ri duhet të kemi qasje edhe nga Kosova edhe nga Serbia, por në Kosovës asgjë nuk është gati, Kosova është e zhytur në moçalin politik. Këtu nuk do gjejnë njeri për të negociuar, paqja mund të negociohet vetëm nga liderë të vërtetë, jo praktikantë”, citon Euronews Albania, të ketë deklaruar Bekim Çollaku.
The post ”Kosova është zhytur në moçalin politik”, Çollaku pas reagimit të Trump: Këtu nuk do gjejnë njeri për të negociuar appeared first on Klan Kosova.