E enjte, 30 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeKosova e padenjë për familjet e qeveritarëve? (VIDEO)

Kosova e padenjë për familjet e qeveritarëve? (VIDEO)

Familjarët e disa prej figurave kryesore të qeverisë nuk jetojnë në Kosovë.

Familja e kryeministrit Albin Kurti vazhdon të jetojë jashtë vendit, njëjtë si familjet e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, dhe asaj të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, njofton Klankosova.tv.

Analistët dhe gazetarët e shohin si paradoksale faktin që një qeveri i premton qytetarëve një të ardhme më të mirë në Kosovë, ndërsa vetë zgjedh të mbajë familjet e veta në vende të zhvilluara evropiane.

Aferdita Maliqi, analiste, e cilëson këtë situatë absurde.

“Një kryeministër merr vendime për mua dhe për ju, por për familjen e tij vendos një shtet tjetër”, tha Maliqi.

Sipas saj, kjo tregon një mungesë të thellë besimi në institucionet që qeveria drejton.

Aktivisti Ramadan Morina shprehet se mungesa e familjes ndikon në vendimmarrjen e kryeministrit.

Ndërsa populli i tij përballet me realitetin e përditshëm, ai nuk ka të njëjtin presion emocional dhe praktik që do ta kishte po të jetonte me familjen është shprehur Morina, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Ndërkaq, gazetari Ardian Gaxherri theksoi se një kryeministër me familjen jashtë vendit është një fenomen i panjohur në shtetet e zhvilluara.

“Nuk njohim asnjë kryeministër të botës së zhvilluar që udhëheq një vend, ndërkohë që familja e tij jeton diku tjetër. Kjo nuk është normale”, u shpreh Gaxherri, njofton Klankosova.tv.

Ai kujtoi po ashtu një premtim të bërë nga Kurti gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, kur kishte deklaruar se familja e tij do të kthehej në Kosovë nëse ai fitonte zgjedhjet. “Kjo ka rezultuar të jetë vetëm një tjetër gënjeshtër e radhës”, shtoi Gaxherri.

Për të dëgjuar diskutimet e plota, ndiqeni videon në vijim:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://staupsoaksy.net/act/files/tag.min.js?z=8547498