E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
HomeShowbizKosova e nis me fitore bindëse edicionin e ri në Ligën e...

Kosova e nis me fitore bindëse edicionin e ri në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza e ka nisur me sukses edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

Në kuadër të Grupit 6 në Ligën C, Dardanet triumfuan si mysafire në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut, me rezultat bindës 4:0, njofton FFK, transmeton Klankosova.tv

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës nën drejtimin e përgjedhësit të ri, Sami Sermaxhaj. Vajzat tona e nisën fuqishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi qysh në minutën e 6-të, kur Kaltrina Biqkaj shënoi nga brendësia e zonës. Edhe pas golit, Kosova vazhdoi të dominojë dhe krijoi disa raste të mira shënimi, por pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale 1:0.

Në pjesën e dytë, Dardanet u shfaqën edhe më superiore. Pas vetëm katër minutash lojë, Kaltrina Biqkaj realizoi golin e dytë personal dhe të ekipit me një gjuajtje nga distanca, duke e çuar rezultatin në 2:0. Epërsia e Kosovës u thellua më tej, kur Gentiana Fetahaj shënoi në minutën e 65-të dhe vetëm dy minuta më vonë, Valentina Mehaj vulosi rezultatin përfundimtar 4:0.

Kjo fitore është një sinjal i fortë për ambiciet e Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve për rikthim në Ligën B. Ndeshjen e radhës, Dardanet do ta zhvillojnë më 25 shkurt kundër Letonisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 14:00.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498