Analisti politik Dukagjin Gorani, ishte goxha kritik me akterët e skenës politike në Kosovë.
Teksa po diskutonte në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit, Gorani në emisionin Rubikon në Klan Kosova u shpreh se parimi bazë që i udhëheq njerëzit në sektorin publik është që mos me marrë përgjegjësi dhe me kqyr mos me të mbetë faji.
“Do të thotë, qiky obsesion mos me të mbetë faji, s’është me rëndësi që shteti nuk funksionon, s’është me rëndësi që shoqëria është duke jetuar më keq për çdo ditë, me rëndësi është që veç faji mos me të mbetë ty”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Deri te zgjedhja e presidentit kanë mbetur edhe 6 ditë.
Afati i fundit është data 4 mars./ Klankosova.tv.


