Kosova po përjeton një moment të jashtëzakonshëm në futbollin ndërkombëtar, ku fal tyre do të ketë ngjitje në renditjen e FIFA-s.
Pas barazimit 0-0 ndaj Sllovenisë dhe fitores të rëndësishme në udhëtim ndaj Suedisë me rezultat 0-1, Kombëtarja e Kosovës parashikohet të shënojë një ngjitje të ndjeshme në renditjen e FIFA-s.
Falë këtyre rezultateve ndaj dy ekipeve që ishin shumë më lart në renditje, Kosova përllogaritet të përmirësojë pozicionin e saj me 7 shkallë, duke kaluar nga vendi i 91-të në vendin e 84-të.
Kosova
Kjo ngjitje shënon një rekord të ri për “Dardanët” dhe rrit shpresat për ndeshjet e ardhshme kualifikuese.
Edhe Shqipëria ka shënuar përparim të ndjeshëm në renditjen ndërkombëtare. Kombëtarja kuqezi regjistroi dy fitore radhazi gjatë javës së fundit, duke mundur fillimisht Serbinë (0-1) si mysafir dhe më pas Jordaninë (4-2) në miqësore në shtëpi.
Këto fitore të rëndësishme, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në klasifikimin FIFA-s dhe në shortin e play-offeve për Kampionatin Botërorin 2026, parashikohet t’i japin Shqipërisë një ngjitje prej 4 vendesh, duke u pozicionuar në vendin e 62-të në renditjen ndërkombëtare.
Rezultatet e fundit e bëjnë të qartë se të dy kombëtaret shqiptare po konsolidojnë pozitën e tyre dhe janë gati për sfidat e ardhshme që mund të vendosin fatin e pjesëmarrjes në Kampionatin Botërorin 2026. /Telegrafi/