Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se nga janari i vitit 2026 mund të arrihet heqja e tarifave të roamingut për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse vendet angazhohen dhe miratojnë reformat e nevojshme ligjore.
“Nëse vërtet punojmë fort, dhe e kuptoj që ju liderët jeni të gatshëm që ta bëni këtë, që nënkupton shumë reforma. Ndryshimin e procesit të legjislativ. Ndryshimin e legjislacionit”.
“Ne mund të kemi roaming falas për vendet e Ballkanit Perëndimor prej 1 janarit 2026. E kam kuptuar se të dy jemi garues. Z.kryeministër jam i sigurt që Maqedonia e Veriut do të përmbush.
“Kjo është e madhe. Nënkupton që njerëzit tuaj dhe të gjithë njerëzit nga BE-ja do të mund të komunikojnë në telefon pa tarifa shtesë”, deklaroi Kos.
The post Kos paralajmëron nga janari i 2026-ës, roaming falas për Ballkanin appeared first on Klan Kosova.