Pas një periudhe të zgjatur me temperatura ekstreme dhe mot përvëlues, ndryshimet klimatike kanë nisur të ndihen në vendin tonë.
Reshjet e shiut që ranë mbrëmë dhe sot, pritet të jenë të mirëseardhura jo vetëm për qytetarët, por sidomos për bujqësinë.
Sipas Besim Aliut nga IHMK, gushti nuk do të jetë muaji më i nxehtë i vitit, pasi këtë epitet tashmë e ka marrë korriku, me temperatura të larta të vazhdueshme dhe periudha të gjata pa reshje.
Në një lidhje direkte në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, ai tha se në ditët në vijim pritet stabilizim i motit, me rënie graduale të temperaturave dhe mundësi më të shpeshta për reshje lokale.
The post Korriku dominoi me vapë ekstreme, gushti pritet me temperatura më të ulëta (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.