Korçë: Tre fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se konsumuan karamele të gjetura pranë mbeturinave

news image

Tre fëmijë të moshave 3, 7 dhe 10 vjeç janë dërguar me urgjencë nga familjarët në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Korçës, pasi shfaqën shqetësime shëndetësore.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, bazuar në deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se fëmijët kishin konsumuar disa karamele të cilat i kishin gjetur në rrugë, pranë një koshi mbeturinash.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të verifikuar origjinën dhe përmbajtjen e karameleve në fjalë, raporton a2cnn.

Gjendja shëndetësore e fëmijëve është nën kontroll mjekësor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/