E enjte, 11 Dhjetor, 2025
spot_img
HomeShowbizKorab Basha - Kameramani i Vitit në ceremoninë vjetore të ndarjes së...

Korab Basha – Kameramani i Vitit në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve nga AGK

Kameramani i Telegrafit, Korab Basha, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Kameramani i Vitit”, në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Ky çmim i rëndësishëm erdhi si rezultat i punës së tij të jashtëzakonshme në realizimin e pamjeve për storjen: “Shkëndija festoi titullin e pestë të kampionit – me këngë dhe valle shqiptare dhe ngjyra kuqezi”.


Pamjet dinamike, të sakta dhe të përfshira nga terreni, u vlerësuan si ndër më të mirat e vitit, duke reflektuar profesionalizmin dhe qasjen autentike të Bashës në dokumentimin e ngjarjeve me rëndësi.

Pas pranimit të çmimit, Basha u shpreh mirënjohës dhe theksoi rëndësinë e punës ekipore në suksesin e tij: “Nuk fitohet një çmim pa bashkëpunim me gazetarët. Ne i kemi gazetarët më të mirë në rajon. Për mua është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me secilin gazetar dhe këtë çmim ia dedikoj dy gazetarëve të Telegrafit, Lavdim Pireva dhe Driton Gajraku, të cilët kanë pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me mua”.

Ky është çmimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër që Korab Basha ia sjell Telegrafit. Vetëm pak ditë më parë, ai u nderua edhe me çmimin “Faji i Korrupsionit” në konkursin fotografik të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), për fotografinë e tij të fuqishme që adresonte temën e korrupsionit në vend.

Puna e Bashës po konsiderohet si një shembull i përkushtimit profesional dhe i standardeve në rritje të gazetarisë vizuale në Kosovë, duke e pozicionuar Telegrafin edhe më fuqishëm në skenën mediale të vendit. /Telegrafi/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT