Tuesday, January 27, 2026
spot_img
HomeShëndetësiKontratë mbi 1 milion euro, Ministria e Shëndetësisë siguron insulinë analoge për...

Kontratë mbi 1 milion euro, Ministria e Shëndetësisë siguron insulinë analoge për dy vite (Dokument) – Indeksonline.net

Ministria e Shëndetësisë ka përfunduar procedurën e prokurimit për furnizimin me insulinë analoge me veprim të zgjatur, një produkt i përfshirë në Listën e Barnave Esenciale.

Procesi ka rezultuar me një kosto më të ulët sesa ishte parashikuar fillimisht, shkruan IndeksOnline.

Sipas dokumenteve zyrtare të publikuar nga E- prokurimi, vlera e planifikuar e kontratës fillimisht ishte 1,315,630.40 euro, por pas vlerësimit të ofertave, marrëveshja është nënshkruar për 1,184,067.36 euro.

Kontrata, e cila do të zbatohet për 24 muaj, është dhënë bazuar në ofertën më të ulët të përgjegjshme.

Gjatë konkurrimit, oferta më e favorshme ishte 1,184,067.36 euro, ndërsa oferta më e lartë e kualifikuar arriti në 1,249,848.88 euro.

Tenderi në fjalë, i është besuar operatorik ekonomik “MEDITECH”.

Sipas Ministrisë, ky furnizim pritet të sigurojë vazhdimësi dhe stabilitet në shpërndarjen e insulinës për pacientët që varen nga ky trajtim jetik./IndeksOnline/

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v23.0&appId=336355723469331

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT