Njësitet policore kanë ndaluar dy shtetas të Serbisë në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Sipas njoftimit të Policisë, të dyshuari po bartnin mallra komerciale pa dokumentacion, si kompresor për traktor, nëntë llamba, një frigorifer, e pajisje hidrauliku, transmeton Klankosova.tv.
Në konsultim me prokurorin, malli është dërguar në terminal doganor për procedurë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Njësitet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, ku po ashtu ndodhej edhe pasagjeri i dyshuari tjetër shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur mallra komerciale (kompresor për traktor, 9-copë llustera, 1-frigorifer, e pajisje hidrauliku) të cilat po transportoheshin pa dokumentacionin e duhur me qëllim të shmangies nga kontrolli doganor. Në konsultim me prokurorin, malli është dërguar në terminal doganor për procedurë, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
The post Kontrabanda me mallra komerciale, Policia ndalon dy shtetas serb në Gjilan appeared first on Klan Kosova.