Vendin e produkteve po e zënë mbeturinat. Tash e dy vjet e gjysmë, Rijad Misini ende nuk e ka mbushur me mallra kioskun e tij.
Ani se nga Komuna e Ferizajt fillimisht mori lejen për ta shfrytëzuar këtë hapësirë publike, atij më pas nga inspektorati, iu vu dryni.
Përveç kësaj, për ta ngritur këtë shitore modeste, të atit të Rijadit iu dashtë të kërkonte ndihmën e bankës.
Pengesë për zhvillimin e veprimtarisë, sipas Drejtorisë së Pronës dhe Gjeodezisë, po del ankesa e bërë nga Kryqi i Kuq.
Pala e dëmtuar i ishte drejtuar edhe gjykatës, por deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Nga sekretaria e Kryqit të Kuq në Ferizaj, thanë se kiosku është vendosur në koordinata të gabuara, prandaj edhe është dashur të largohet.
Nga Komuna e Ferizajt thanë se janë duke e shqyrtuar mundësinë për t’i ofruar zgjidhje pronarit.
The post Kontesti në Ferizaj, ankesa e Kryqit të Kuq ia mbyll lokalin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.