Konkurs pune: Video Editor (2 pozita)

Konkurs pune: Video Editor (2 pozita)

Telegrafi po kërkon 2 Video Editor kreativë që dinë të tregojnë histori përmes videos – nga ideja deri te produkti final.

Nëse dini të realizoni dhe montoni video që tërheqin vëmendje, keni sy të mirë në detaje dhe plot ide të reja, atëherë kjo pozitë është per ju!


Detyrat dhe përgjegjësitë:

Realizim dhe montim videosh për platformat e Telegrafit (nga koncepti deri në publikim),

Bashkëpunim me ekipin kreativ për ide, xhirime dhe editim,

Përkujdesje që çdo video të ketë ritëm, stil dhe standard cilësie,

Përmbushje e afateve dhe punë me përkushtim në çdo detaj.

Çfarë kërkojmë:

  • Eksperiencë dhe njohuri në realizimin dhe montimin e videove.
  • Përdorim të CapCut dhe/ose Adobe Premiere Pro.
  • Përpikëri dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipin.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe të paktën një gjuhe tjetër (anglishtja është plus).

Pse Telegrafi?

Në kuadër të misionit për zgjerim të kompanisë dhe sjelljes së risive në tregun medial kosovar, Telegrafi hap konkurs për 2 pozita për Video Editor të cilët do të angazhohen për t’i përmbushur nevojat e kompanisë në montimin e videove të ndryshme.

Do të punosh në një ambient dinamik, me njerëz që e duan median, kreativitetin dhe humorin në të njëjtën masë.

Apliko deri më: 24.10.2025

Dërgo CV-në në [email protected], me subjektin “Video Editor”.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.