Konkurrenca e fortë te Reali, Alonso konsideron t’ia ndryshojë pozitën talentit

Konkurrenca e fortë te Reali, Alonso konsideron t’ia ndryshojë pozitën talentit

Sulmuesi Endrick po i afrohet rikthimit nga dëmtimi, por talenti brazilian do të ketë sfidë të madhe për të siguruar minuta te Real Madridi.

Sipas gazetarit Alvaro Esteban, trajneri Xabi Alonso po mendon ta përdorë 19-vjeçarin në një rol të ri – si anësor i djathtë.


Në këtë skemë, Endrick dhe Franco Mastantuono do të alternohen në krahun e djathtë, ndërsa Vinícius Júnior dhe Rodrygo do të vazhdojnë të mbulojnë krahun e majtë.

Në qendër të sulmit, protagonistët kryesorë do të jenë Kylian Mbappe dhe Gonzalo Garcia, duke e bërë edhe më të vështirë depërtimin e Endrick në formacionin titullar.

Endrick

Braziliani, i transferuar me pritshmëri të mëdha nga Palmeiras, e di se duhet të përshtatet shpejt për të fituar vendin e tij në një sulm plot yje.

Edhe pse zëra të shumtë kanë sugjeruar largimin e tij nga Madridi për të gjetur më shumë hapësirë diku tjetër, Endrick ka bërë të qartë se synon të qëndrojë dhe të luftojë për vendin e tij./Telegrafi/