E diel, 11 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeKonklava nis me votimin e parë: A do të zgjedhet Papa i...

Konklava nis me votimin e parë: A do të zgjedhet Papa i ri sot?

Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave të kardinalëve.

Besimtarët janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke pritur ngjyrën e tymit që do të dalë nga oxhaku i Kapelës Sistine: tymi i zi tregon se nuk është zgjedhur ende Papa, ndërsa tymi i bardhë shpall zgjedhjen.

Sot pritet vetëm një raund votimi, ndërsa nga nesër mund të zhvillohen deri në katër raunde në ditë.

Kardinalët kanë hyrë në Kapelën Sistine për të dhënë betimin e Konklavës dhe për të siguruar fshehtësinë e procesit. Pas mbylljes së dyerve, ata nuk mund të kenë më kontakt me botën e jashtme. Rezultati i votimit të parë pritet të bëhet i njohur rreth orës 20:00 përmes tymit.

Konklava është më e madhja dhe më e paparashikueshmja e epokës moderne, me emra të mundshëm si Pietro Parolin, Pierbattista Pizzaballa dhe Luis Tagle. Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt, pasi procesi mund të përfundojë më shpejt se parashikimet.

Zgjedhja mund të zgjasë dy deri në tre ditë, duke varur nga shpejtësia e arritjes së konsensusit. Konklava ka gjithmonë një tërheqje të madhe për publikun, për shkak të misterit dhe simbolikës që e rrethojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT