Kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca tha se ka “konsensus automatik” në shoqëri që emri i presidentit të jetë nga familja heroike Jashari.
Pas takimit me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, Konjufca tha se deri tash ekziston ky konsensus edhe te partitë e tjera politike.
“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai.
Megjithatë, ministri u shpreh se nuk mund të përgjigjet nëse ka pasur vullnet nga familja Jashari.
Konjufca për president? Flet vetë ministri: Nuk duam ta vendosim opozitën para aktit të kryer


