Kongresisti amerikan Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kongresisti amerikan Brian Mast dërgon amendament në Kongres, kërkon mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kërkesa për mbështetja e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në NATO është përfshirë në një amendament që e ka paraqitur kongresisti republikan Brian Mast, njëherësh kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Punë të Jashtme.

Kjo është bërë e ditur nga Organizata “Albanians for America”.


Organizata “Albanians for America” ka njoftuar tutje se republikani nga Florida, Brian Mast, ka paraqitur për miratim një amendament në Kongres, amendament ky që i kërkon SHBA-së angazhim të shtuar në Ballkan dhe një gjuhë të qartë në raport me rajonin.

Në njoftim thuhet se për herë të parë në më shumë se dy dekada, një gjuhë e rëndësishme mbi Ballkanin është riautorizuar, falë udhëheqjes së Mastit.

“Ky hap historik njeh rëndësinë strategjike të rajonit tonë dhe përcakton përparësitë e qarta të politikës së SHBA-së”.

Lidhur me këtë, ka shkruar edhe aktivisti i njohur shqiptar në SHBA, Martin Vulaj.

Vulaj në një postim në Facebook e quan lajm të shkëlqyer.

“Lajm i shkëlqyer dhe punë e shkëlqyer nga individë të përkushtuar. Diaspora shqiptaro-amerikane po zgjohet”, ka shkruar ai.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e organizatës “Albanians for America”.

Lajm i madh vjen nga Uashingtoni!

Për herë të parë në më shumë se dy dekada, gjuha e rëndësishme mbi Ballkanin është riautorizuar, falë udhëheqjes së Mast.

Ky hap historik njeh rëndësinë strategjike të rajonit tonë dhe përcakton përparësitë e qarta të politikës amerikane:

Mbështetja e pavarësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të ardhshëm në NATO

Presioni ndaj Serbisë për të zvogëluar lidhjet me Rusinë dhe Kinën

Ekspozimi i bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin në teknologji dhe siguri

Zgjerimi i sanksioneve kundër atyre që pengojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Jemi krenarë që “Shqiptarët për Amerikën” kanë qenë të angazhuara në mënyrë aktive me politikëbërësit gjatë gjithë këtij procesi, duke u siguruar që zërat e komunitetit tonë dhe atdheut tonë të dëgjohen në Uashington.

Një falënderim i madh për Kongresmenin Keith Self, republikanin nga Teksasi për që bëri që kjo gjuhë kritike të përfshihej në vlerësimin e Kryetarit, dhe për Kryetarin Mast, republikanin nga Florida për udhëheqjen e tij dhe sjelljen e kësaj çështjeje për herë të parë që nga viti 2002.

Së bashku, ne vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, duke siguruar paqe dhe stabilitet për rajonin dhe duke siguruar që sakrificat e popullit tonë të nderohen me liri të qëndrueshme. /Telegrafi/