Qetësia mbizotëron në Bokshiq të Klinës një ditë pas rastit tragjik ku dyshohet se vëllai vrau vëllanë, duke lënë pas një familje me gjashtë fëmijë pa baba.
Viktima, ish-ushtar i UÇK-së, u dërgua fillimisht në QKMF në Klinë dhe më pas në spitalin e Pejës, ku ndërroi jetë pak minuta pas pranimit.
Motivet mbeten të paqarta, por dyshohet për konflikte pronësore mes vëllezërve që kishin nisur rreth një vit më parë.


