E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeKonflikti për një kafshë dyshohet se çoi në plagosjen e tre viktimave...

Konflikti për një kafshë dyshohet se çoi në plagosjen e tre viktimave në Klinë (VIDEO) 

Mbrëmë në fshatin Jashanicë të Klinës ndodhi një konflikt mes disa personave, ku njëri u plagos me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta.

Sipas nënës së viktimave, konflikti kishte rrënjë nga një mosmarrëveshje e vjetër lidhur me një kafshë të goditur nga viktimat, çështje që ishte zgjidhur më herët mes familjeve, njofton Klankosova.tv.

Dy vëllezërit, të sapoardhur nga Italia, u takuan për kafe me të dyshuarin, moment pas të cilit shpërtheu konflikti.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa tre të plagosurit po trajtohen në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Ndiqni detajet, nga gazetarja Vesa Hoda,  në videon e mëposhtme:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://eechicha.com/act/files/tag.min.js?z=8547498