Konflikti mes fqinjëve në Durrës përfundon me plagosje me thikë

news image

Një konflikt mes fqinjëve në Durrës ka përfunduar me plagosje me thikë këtë të diel. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një zënke të çastit mes disa banorëve në një lagje të qytetit bregdetar.

Sipas burimeve nga Euronews.al, autori i dyshuar është një 22-vjeçar, i cili ka plagosur me thikë fqinjin e tij gjatë përplasjes fizike. I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në konflikt janë përfshirë edhe babai i autorit të dyshuar si dhe disa persona të tjerë. Të gjithë janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje në komisariatin e Durrësit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/