Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se e ka vizituar në Hagë “10-shin” e UÇK-së, Rexhep Selimin.
Haxhiu tha se pavarësisht mosmarrëveshjeve politike që i ka pasur me Selimin, ai e ka vizituar teksa njoftoi se ky i fundit edhe i ka kërkuar falje për konfliktin që vite më parë e kishin në kuvend.
“Unë e kam vizituar Rexhën në Hagë. Unë kam pasur mosmarrëveshje politike me Rexhën, ka qenë i manipuluar prej Albin Kurtit në shumë beteja politike që kanë qenë brenda. Kam folur me Rexhën, më ka kërkuar falje për atë rastin”, tha Haxhiu në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.
Tutje, Haxhiu ka akuzuar ish-deputetë e deputetë aktual të VV-së se kanë deponuar dosje në Hagë kundër UÇK-së.
“Këta që kinse kanë qenë kundër Gjykatës Speciale janë të njëjtit që kanë dorëzuar raporte kundër UÇK-së, janë pjesë e Vetëvendosjes. Kanë deponuar në Hagë, ish-deputetët të VV-së dhe deputetë aktual në listën e VV-së kanë deponuar dosje në Hagë, njëjtë siç ka deponuar prokuroria e Serbisë”, tha ai.
The post Konflikti i viteve më parë te kuvendi, Haxhiu: Rexhën e kam vizituar në Hagë, më ka kërkuar falje appeared first on Klan Kosova.