Një përplasje e dhunshme ka shpërthyer në burgun Bassone në Como, ku një grup prej 10 të burgosurve shqiptarë është përfshirë në një konflikt me një grup tjetër, të përbërë nga të burgosur nga Afrika e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas mediave italiane, shkaku i përplasjes është një derë e brendshme që ndante seksionin ku qëndronin shqiptarët dhe ata të grupit rival, e cila u thye, duke çuar në një përleshje fizike mes dy grupeve. Kjo ka shpërthyer pas disa mosmarrëveshjeve të mëparshme mes të burgosurve të dy grupeve.
Policia ka ndërhyrë shpejt për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ka dërguar forca shtesë nga Milano për të menaxhuar situatën. Katër të burgosur janë plagosur gjatë incidentit dhe janë dërguar në spitalin Sant’Anna të Como për trajtim mjekësor.
Po ashtu, gjashtë nga të dhjetë të burgosurit shqiptarë janë transferuar në burgje të tjera, përkatësisht në Opera, Vigevano dhe Cremona, për të parandaluar konflikte të mëtejshme.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);