Gjatë orëve të mbrëmjes policia në Skenderaj dhe Vushtrri kanë konfiskuar tri armë zjarri.
Në Skenderaj policia kishte pranuar informatën rreth orës 19:00, për të shtëna me armë në fshatin Klinë e Ulët.
Policia ka identifikuar lokacionin në të cilin mbahej një aheng familjar dhe nga i dyshuari i cili kishte shtënë me armë zjarri është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.
Ndërsa në Vushtrri rreth orës 21:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Sllakofc, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka ndërmarre veprime policore dhe ishte mësuar se një person kishte shtënë me armë nga një motor me katër rrota në lëvizje, thuhet në postimin e policisë në Facebook.
Policia kishte lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit, i cili ishte arrestuar dhe i ishte konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë. Po ashtu janë konfiskuar edhe 15 gëzhoja të gjetura në vendngjarje.
Gjithashtu në fshatin Sllakofc të Vushtrrisë, policia kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri rreth orës 21:30, ku pas identifikimit të lokacionit në të cilin kishte një aheng familjar, ishte arrestuar i dyshuari i cili kishte pranuar se kishte shtënë me armë në shenjë gëzimi.
Arma e llojit pistoletë dhe dy gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë konfiskuar.
Për dy rastet e konfiskimit të armëve në ahengje janë iniciuar rastet për veprat penale: ,, Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës“ dhe ,,Përdorim i armës’’, kurse të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.
Ndërsa për rastin e dytë, me udhëzim të prokurorit është iniciuar rasti për tri vepra penale, përpos armëmbajtës pa leje dhe përdorim të armës edhe rasti për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
The post Konfiskohen tri armë zjarri në Skenderaj e Vushtrri appeared first on Klan Kosova.