Konfiskimi i armatimit: Kush në Klinë po shet snajper e kallash? (VIDEO)

Konfiskimi i armatimit: Kush në Klinë po shet snajper e kallash

Ku i dërgonin nuk dihet, por ku i mbanin u zbuluan. Edhe arsyet, po.

Ani se armët i fshehën në tre vende të ndryshme qëllimin e kishin për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar.

Një nga vendet ku i mbajtën këto armë ishte edhe qyteti nga vijnë vet të dyshuarit, Klina.

Ani se tre persona u ndaluan, në mbajtje për 48 orë është vetëm një.

Përtej kësaj, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi tha se do të ketë edhe hetime mbi armët.

Në këtë aksion u gjetën një armë e gjatë snajper, dy karikatorë me 40 fishek të armës, katër pistoleta me 8,4,14 dhe 52 fishek. Një pushkë ajrore me 5 fishek, 14 fishek të pistoletës me gas, një pushkë gjuetie, një automatik AK/47 me dy karikatorë, tre telefona mobil, një thikë, një shpatë e arteve parciale dhe një antiplumb.

Ndërkaq janë marrë edhe veprime të tjera hetimore që do të shërbejnë në procedura penale e të cilat janë dhënë me autorizim nga Prokuroria për Policinë.

 

The post Konfiskimi i armatimit: Kush në Klinë po shet snajper e kallash? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.