Konfirmohet vdekja e punëtorit 50-vjeçar te një fabrikë në Suharekë

EKSKLUZIVE: Kurkush nga BE s’i shkon Kurtit më në ndërtesën e Qeverisë

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një personi në Fabrikën e Ballkanit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Klankosova.tv bëri të ditur se viktima ishte punëtor i Fabrikës “NewKoBallkani”.

“Rreth orës 16:30 të datës 26.09.2025, Policia është njoftuar se një punëtor i fabrikës NewBalkan në Suharekë, me inicialet M.D., është lënduar aksidentalisht gjatë orarit të punës, dyshohet nga një pjesë metalike e një vinçi”.

“I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit me autoambulancë të QKMF Suharekë. I njëjti nuk ka arritur që t’i bëjë plagëve dhe ka vdekur”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin.

The post Konfirmohet vdekja e punëtorit 50-vjeçar te një fabrikë në Suharekë appeared first on Klan Kosova.