E martë, 15 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeKonfirmohet takimi i Abdixhikut dhe diplomates amerikane

Konfirmohet takimi i Abdixhikut dhe diplomates amerikane

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, është takuar sot me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara, Anu Prattipatin.

Ky takim është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa.

“Po, ka qenë drekë punë. Takim i zakonshëm”, deklaroi Mustafa për Klankosova.tv.

Takimi Abdixhiku – Prattipati vjen pas dështimit të seancë së 47-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Seanca e radhës pritet të mbahet të enjten më 17 korrik, me fillim nga ora 11:00./ Klankosova.tv.

The post Konfirmohet takimi i Abdixhikut dhe diplomates amerikane appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT