Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën afër mureve të Kalasë së qytetit.
Sinjali mësoi se viktima është Mehmet Krasniqi, rreth 71-vjeçar. Sipas dëshmitarit, ai kishte dëgjuar një rënkim nga drejtimi i kalasë dhe më pas kishte parë një person të varur në hekurat rrethues, i cili në një moment ishte rrëzuar në tokë.
Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se vdekja e 71-vjeçarit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
“Më datën 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca. Në vendngjarje, patrulla policore ka konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc, Malishevë, me vendbanim në Prizren. Sipas ekipit mjekësor të urgjencës, viktima ishte pa shenja jete”.
“Për momentin, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë. Policia, në konsultim me prokurorin, ka iniciuar rastin “Hetim i vdekjes” dhe është duke mbledhur informacione me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.”, thuhet në konfirmim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!