Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht për një rast të rëndë që ka ndodhur në Mitrovicë, kur një person kishte tentuar të shkaktonte zjarrvënie në një market, duke rrezikuar seriozisht sigurinë publike.
Siç raportoi Sinjali, ngjarja kishte ndodhur më 18 gusht të këtij viti, rreth orës 06:00 të mëngjesit, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut.
Sinjali mësoi ekskluzivisht se i dyshuari, është Qlirim Begu, rreth 26-vjeçar, i cili kishte goditur derën e marketit “QTA” me një bllok betoni dhe, pasi kishte thyer xhamin, kishte hedhur brenda një shishe molotovi, me qëllim që ta digjte objektin.
Pas një muaji në arrati, më 18 shtator 2025, rreth orës 00:20, Begu ateroi nga qyteti Malmo i Suedisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku edhe u ndalua menjëherë nga Policia e Kosovës. Me urdhër të prokurorit të rastit, atij iu shqiptua masa e ndalimit për 48 orë.
Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Me datën 18 shtator 2025, është arrestuar peroni i dyshuar i shpallur ne kërkim për veprën penale-Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Arrestimi i të dyshuarit : Ç. B., 26 vjeçar shtetas i republikës se Kosovës është bërë në aeroportin e Prishtinës pasi i njëjti pas hetimeve të zhvilluara nga hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, ishte identifikuar dhe ishte shpallur në kërkim i dyshuar për veprën penale -Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ku dyshohet për hedhje te një shishe me lëndë ndezëse ne një market e ndodhur me 18 gusht 2025, ne rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut . Pas intervistimit, me aktvendim te prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.”, thuhet në njoftim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!