Thursday, March 19, 2026
spot_img
HomeLajmeKonfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Lubishtë të Vitisë

Konfirmohet një rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Lubishtë të Vitisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) kanë  bërë të ditur se më 3 mars është konfirmuar rasti i brucelozës dhe turberkulozit te gjedhët në fshatin Lubishtë të Vitisë.

Sipas njoftimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe udhëzimin administrativ përkatës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) është duke vepruar brenda afateve ligjore të përcaktuara për ndërmarrjen e masave përkatëse, përfshirë edhe procesin e asgjësimit të kafshëve të infektuara.

“Sipas dispozitave ligjore, eliminimi i kafshëve të konfirmuara me këto sëmundje realizohet brenda një afati deri në 30 ditë nga data e konfirmimit. Në këtë kuadër, të gjitha veprimet institucionale janë duke u zhvilluar në përputhje të plotë me këtë afat kohor, duke garantuar menaxhim të kontrolluar dhe të sigurt të situatës”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT