Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar arrestimin e Igor Popoviqit, zëvendësit të drejtorit të Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Sveçla tha se Popoviqi ka mbajtur një fjalim në Rahovec, ku ka nxitur urrejtje dhe përçarje në Kosovë, pasi e ka cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste.
“Për këtë shkak, zyrtari i Qeverisë së Serbisë është ndaluar në pikën kufitare të Bërnjakut dhe më pas është dërguar në stacionin policor në Mitrovicën e Veriut. Ndaj tij pritet të merren masa sipas ligjeve në fuqi në vendin tone”, shkroi Sveçla, transmeton Kankosova.tv.
Tutje, ai tha se deklarimet e modelit millosheviqian e që sipas tij, administrate politike e Serbisë të drejtuar nga Aleksandar Vuçiqi I mban ende gjallë dhe I shpërndan kudo, janë të dënueshme, të pavërteta dhe të dëmshme.
The post Konfirmohet ndalimi i ndihmësit të Petkoviqit në Kosovë, pritet të merren masa ndaj tij appeared first on Klan Kosova.