Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur të enjten se është arritur një marrëveshje tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe, të cilën e ka cilësuar si historike dhe gjithëpërfshirëse, shkruan Gazeta Sinjali.
“Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar është një marrëveshje e plotë dhe gjithëpërfshirëse që do të çimentojë marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar për shumë vite në vijim”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”.
Ish-presidenti amerikan shtoi se kjo është një marrëveshje e rëndësishme për të dyja vendet, për shkak të historisë dhe lidhjeve të forta mes tyre.
“Është nder i madh për mua që të njoftoj marrëveshjen e parë tregtare me Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të historisë dhe besnikërisë së gjatë mes dy vendeve”, theksoi ai.
Trump gjithashtu paralajmëroi se së shpejti do të shpallen edhe marrëveshje të tjera, të cilat janë në faza serioze të negociatave.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);