Konfirmohet, Kurti udhëton për vizitë drejt ShBA-së  

Konfirmohet, Kurti udhëton për vizitë drejt ShBA-së  

Klan Kosova raportoi mbrëmjen e së mërkurës se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është konfirmuar sot edhe zyrtarisht nga Zyra për media e tij.

Sipas komunikatës, Kurti do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të ndryshëm në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në ShBA, ai do të takohet po ashtu me pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës.

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, thuhet në komunikatë./Klankosova.tv

Kurti niset për vizitë në ShBA

The post Konfirmohet, Kurti udhëton për vizitë drejt ShBA-së   appeared first on Klan Kosova.