E enjte, 8 Maj, 2025
spot_img
HomeSportKonfirmohet gjyqtari i “El Clasicos”, ka rekord barazimesh në derbin më të...

Konfirmohet gjyqtari i “El Clasicos”, ka rekord barazimesh në derbin më të madh spanjoll – Indeksonline.net

Skuadra e Real Madridit të dielen udhëton në Kataluni për t’u përballur me Barcelonën, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të në La Liga.

Është konfirmuar edhe gjyqtari kryesor për këtë duel që do të jetë, Alejandro Hernandez, shkruan Indeksonline

Ky do të jetë “El Clasico” i katërt që drejton për gjyqtarin spanjoll dhe i cili ka një rekord interesant në përballjet mes Barcelonës dhe Real Madridit. Në vitin 2019, ndeshja mes klubit katalunas dhe atij madrilen ishte mbyllur me shifrat e barabarta 0:0. Kurse në vitin 2018, kishte përfunduar 2:2.

Alejandro Hernandez Hernandez will take charge of his second El Clasico |  MARCA in English

Në ndeshjen e parë që e gjykoi ky refer mes Barcelonës dhe Real Madridit, ishte viti 2016, atë kohë Barcelona fitoi 2:1 në “Santiago Bernabeu”.

Kujtojmë që ndeshja e dytë gjatë këtij sezoni në ligë mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet të dielen në “Lluis Companys” nga ora 16:15./Indeksonline/

Hernández Hernández: "Me gustaría pitar el Clásico del Bernabéu"

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT