E hënë, 21 Prill, 2025
spot_img
HomeLajmeKonfirmohet data e takimit Kosovë-Serbi në Bruksel

Konfirmohet data e takimit Kosovë-Serbi në Bruksel

Më 17 dhjetor do të jetë takimi i radhës mes kryenegociatorëve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë për rtv21 e ka konfirmuar Klisman Kadiu këshilltar i zëvendeskryeministrit, Besnik Bislimi.

Një ditë më parë Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kishte njoftuar se takimi i ardhshëm mes kryenegociatorëve do të mbahet në muajin dhjetor.

Lajçak përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se dy javët e fundit kanë qenë produktive dhe me vizita.

Ai tha se është angazhuar në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT