E hënë, 30 Qershor, 2025
spot_img
HomeSportKonfirmohen ndeshjet e play-offit në Championship, ndeshje tejet interesante në gjysmëfinale –...

Konfirmohen ndeshjet e play-offit në Championship, ndeshje tejet interesante në gjysmëfinale – Indeksonline.net

Sot është mbyllur sezoni 2024/25 në Championship të Anglisë dhe tashmë përveç dy skuadrave që kanë siguruar futjen në Premier League (Leeds United dhe Burnley) janë mësuar edhe katër skuadrat e play-offit.

Sheffield United, Sunderland, Coventry City dhe Bristol City, janë katër skuadrat që do luftojnë në play-off për ta përcaktuar ekipin e tretë që i bashkohet elitës së futbollit anglez në sezonin 2025/26, shkruan Indeksonline

Në gjysmëfinale do të luajnë: Bristol City – Sheffield United dhe Coventry City – Sunderland.

Kujtojmë që në ekipin e Bristol Cityt, luan futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti.

Kurse te skuadra e Coventry Cityt trajner është legjenda e Chelseat, Frank Lampard./Indeksonline/

Image

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT