Serbia po vazhdon një ofanzivë të ashpër diplomatike kundër Kosovës.
Derisa në përpjekje për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit, po ndihmohet edhe nga Rusia.
Kështu u tha kryeministri në detyrë Albin Kurti, diplomatëve të shtetit në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve.
Ai gjithashtu paralajmëroi se përpjekjet e Serbisë për të dëmtuar imazhin dhe sovranitetin e Kosovës vazhdojnë të jenë një sfidë e përhershme, duke shpërndarë në çdo skaj të botës mesazhe të rrejshme.
Megjithëkëtë përfaqësuesve diplomatikë të Kosovës nga mbarë bota, Kurti iu tha se vendi ka rritje diplomatike më të gjerë se kurrë më parë me gjithsej 53 degë të ndryshme në të gjitha kontinentet, përveç Antartikut.
Në anën tjetër ministrja e jashtme dhe diasporës në detyrë, Donika Gërvalla si suksese numëroi dy njohjet që Kosova mori së fundmi nga Kenia dhe Sudani.
Gërvalla përmendi edhe ato që i quajti reforma në dikasterin që drejton. Këtu u tha se veprimtaria e ambasadorëve është jetike për mbrojtjen e vendit
Ky edicion i konferencës së ambasadorëve do të zgjasë më nga 11 deri 13 gusht.
The post Konferenca e ambasadorëve: Gërvalla mburret me njohjet që s’i solli vet (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.