Konate po e konsideron ofertën nga Liverpooli mes interesimit nga Real Madridi

Konate po e konsideron ofertën nga Liverpooli mes interesimit nga Real Madridi

Real Madrid është lidhur ngushtë me transferimin e një qendërmbrojtësi verën e ardhshme, dhe me rinovimin e kontratës së William Saliba me Arsenalin, duket se vëmendja e tyre është përqendruar tani te Ibrahima Konate.

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit është në përfundim të kontratës aktuale, e cila skadon verën e ardhshme, dhe që nga janari ai mund të nënshkruajë falas me çdo klub.


Deri tani, Konate ka refuzuar disa oferta nga Liverpooli për rinovimin e kontratës së tij dhe, sipas raportimeve, është shumë i interesuar t’i bashkohet Real Madridit.

Në media pranë kryeqytetit spanjoll është bërë e ditur se “Los Blancos” janë gjithnjë e më të sigurt se mund të përsërisin operacionin e një tjetër transferimi të lirë, siç kanë bërë me Trent Alexander-Arnold.

Megjithatë, Liverpooli ka marrë shpresë të re për ta mbajtur Konaten. Pas raportimeve se atij i është ofruar një kontratë e re në javët e fundit, gazeta franceze L’Équipe shkruan se negociatat janë ende në vazhdim mes përfaqësuesve të lojtarit dhe klubit.

Sipas tyre, Liverpooli është optimist për të arritur marrëveshje, edhe pse ende ka disa detaje të pazgjidhura në kontratë.

Ndërkohë, L’Equipe thekson se Real Madrid ende nuk i ka bërë një ofertë zyrtare Konates, pavarësisht kontakteve të rregullta me agjentët e tij, një detaj që ishte raportuar edhe nga mediat madrilene në shtator, dhe që vazhdon të mbetet i pandryshuar.