Komunikacioni në Maqedoni, LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në Maqedoni, LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.


LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.