Ngërçi institucional në nivel qendror po ndikon drejtpërdrejt në funksionimin e komunave.
Pas më shumë se 50 tentimeve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, mungesa e institucioneve ka sjellë pasoja të shumta për pushtetin lokal.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në emisionin “Fol me Arin në Klan Kosova FM”, tha se komunat janë duke humbur mundësi të rëndësishme për shkak të këtij ngërçi.
“Me moskonstituimin e institucioneve qendrore, komunat kanë humbur jashtëzakonisht shumë. Disa prej tyre nuk kanë arritur të miratojnë buxhetin me kohë, dhe për pasojë, mund të humbasin dhjetëra mijëra euro nga fondet e BE-së për zhvillim”, theksoi ai.
Sipas Ibrahimit, edhe ligje të rëndësishme që kanë pritur ndryshime nuk mund të amandamentohen pa Kuvend funksional./Klankosova.tv.
The post Komunat në ngërç, mungojnë vendimet dhe mjetet! (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.