Hajdin Kurti nga qyteti i Ferizajt thotë që e ka të rrezikuar ekzistencën e biznesit nga i cili jeton.
Kjo ngase komuna e Ferizajt mori vendim që autobusin në të cilin operon nga fshati për në qytet të mos mund të hy në qendër.
Kështu sikur Hajdin Kurti edhe kompanitë tjera që kanë linjat nga fshatrat e udhëtojnë në Ferizaj thonë që kanë problem ngase kështu kanë humbur shumë udhëtarë, shkaku i këtij vendimi.
Kurti thotë që mos lejimi tyre që të hyn qendrës së Ferizajt është diskriminim i madh që po iu bëhet, krejt kjo për t’i lejuar kompanitë që private të marrin në dorë trafikun urban.
Kompanitë të cilat e fituan mundësin e operimit në qytet janë dy kompani private dhe sipas tij nuk është e drejtë pasi edhe vet janë të tillë dhe akcesin e kanë vetëm ata që morën trafikun urban në dorë dhe po përfitojnë.
Ky thotë që si kompani të autobusëve nuk janë kundër stacionit të ri por ky u ndërtua shumë larg qendrës.
Sipas Kurtit ka shumë arsye që po iu ikin udhëtarët ngase orari i urbanëve është shumë rrallë, dhe qytetarët po mundohen duke ndërruar dy autobusë për të hyrë në qytetet.
Shumën që iu marrin kompanitë në trafikun urban thotë që është i panevojshëm pasi që për këtë rrugë që e bëjnë qytetarët kompanitë e fshatrave nuk iu kishin kërkuar kosto shtesë.
Ky pronar i kompanisë së udhëtimit thotë që ligj i tillë nuk ekziston që mund të i ndaloj atyre të hyn në qytet, por funksionarët e komunës e shpikën atë.
Grevë thotë se hyn për disa ditë në fund të qershorit, por komunarët i lutën ta ndalin dhe se do iu plotësojnë kërkesat por asgjë s’u realizua.
Kështu thotë që prapë do e bëjnë këtë formë proteste në rast se nuk merren parasysh.
Hajdini ishte edhe qiramarrës i një marketi në stacionin e vjetër, ku punoj për 26 vite, tash thotë që me ndërtimin e stacionit të ri, nuk arriti të marrë një lokal në lokacionin e ri.
Kështu malli thotë që po iu prishet e premtimi i komunarëve u thye.
The post “Komuna na la pa bukë”, kompanitë e autobusëve në grevë pasi komuna ua ndaloi hyrjen nëpër Ferizaj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.