Komuna e Shtimes përfundon rinovimin e palestrës sportive

Komuna e Shtimes përfundon rinovimin e palestrës sportive

Kryetari i Komunës së Shtimes, Dr. Qemajl Aliu, mbrëmë vizitoi palestrën sportive të qytetit, e cila së fundmi ka përfunduar renovimin në vlerë rreth 400 mijë euro, investim që ka krijuar kushte më moderne dhe më të përshtatshme për sportistët e komunitetit.

Gjatë vizitës, kryetari Aliu u takua me futbollistët dhe stafin e klubit më të ri të futsallit në Shtime, “Shtimja 26”, i cili është gati të debutojë në garat e Superligës së Kosovës, përcjell Telegrafi.


Sportistët e rinj shpalosën përkushtimin dhe energjinë e tyre, duke premtuar lojëra emocionuese dhe suksese që do të bëjnë krenarë qytetarët e Shtimes.

Kryetari Aliu theksoi se komuna do të vazhdojë të mbështesë klubet sportive në çdo hap të rrugëtimit të tyre, duke e bërë sportin një prioritet të rëndësishëm për zhvillimin e rinisë dhe komunitetit lokal. /Telegrafi/