Komuna e Resnjës do t’i kompensojë qytetarët që kanë pësuar dëme të shkaktuara nga zjarri që përfshiu pjesë të fshatrave të Prespës, Perovë e Ulët, Prelubje dhe Pokërvenik.
Zjarri i madh në ambient të hapur që ndodhi këtë verë, më 11 korrik, shkaktoi dëme në pemishte me mollë, koloni bletësh dhe zona të tjera të dobishme në atë pjesë të Prespës.
“Kërkesa për raportimin e dëmit mund të merret nga Komuna e Resnjës ose në ueb faqen e komunës, dhe përveç kërkesës, secili aplikant, varësisht nga lloji i dëmit të pësuar, duhet të paraqesë dokumentacion shtesë që lidhet me pronën dhe pronësinë, numrin e kolonive të bletëve, numrin e pemëve dhe llojin e kulturës që është kultivuar, vjetërësinë e pemëve në vite dhe të dhëna të tjera”, informuan nga Komuna e Resnjës.
Raportimi i dëmeve përfundon më 23 shtator dhe më pas një komision komunal ekspertësh do të vlerësojë kompensimin për dëmet nga fatkeqësitë natyrore dhe aksidentet e tjera, gjegjësisht zjarri.a