Komuna e Prizrenit hap thirrjen për subvencionim të qumështit, deleve dhe dhive

Komuna e Prizrenit hap thirrjen për subvencionim të qumështit, deleve dhe dhive

Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrjen për aplikim të fermerëve për përfitime nga dy projekte mbështetëse.

Sipas njoftimit, fermerët kanë mundësi të aplikojnë në kuadër të projektit “Subvencionimi i prodhimtarisë së qumështit”, si dhe në projektin “Subvencionimi i deleve dhe dhive”, përcjell Telegrafi.


Qëllimi i këtyre subvencioneve është të mbështesë zhvillimin e sektorit blegtoral, të rrisë prodhimtarinë vendore dhe të ndihmojë fermerët në sigurimin e stabilitetit ekonomik përmes prodhimeve të tyre.

Thirrjet e detajuara me kriteret e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm janë publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/