Komuna e Prizrenit dhe EEI nënshkruajnë memorandum për fuqizimin e edukimit medial në shkolla

Komuna e Prizrenit dhe EEI nënshkruajnë memorandum për fuqizimin e edukimit medial në shkolla

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, nënshkroi sot Memorandum Bashkëpunimi me organizatën “Education Empowerment Initiative – EEI” për zbatimin e projektit “Edukimi Medial – Ekspertiza Nordike në Arsim”, i financuar nga Këshilli i Ministrave Nordikë, përcjell Telegrafi.

Ky projekt ka për qëllim të fuqizojë sistemin arsimor të Kosovës duke sjellë praktika dhe ekspertizë nordike, me fokus në edukimin medial, sigurinë digjitale dhe zhvillimin e mendimit kritik te mësimdhënësit dhe nxënësit.


Përmes këtij bashkëpunimi, Komuna e Prizrenit dhe EEI synojnë të promovojnë një qasje moderne, gjithëpërfshirëse dhe të sigurt në arsim, që i ndihmon mësimdhënësit dhe nxënësit të zhvillojnë aftësi për të naviguar përgjegjshëm në botën digjitale. /Telegrafi/