Saturday, March 28, 2026
spot_img
HomeLajmeKomuna e Prishtinës pezullon lejen për ekspozitën me pasaktësi për masakrat

Komuna e Prishtinës pezullon lejen për ekspozitën me pasaktësi për masakrat

Komuna e Prishtinës ka pezulluar lejen për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e cila në shesh të kryeqytetit shfaqte të dhëna të pasakta për disa prej masakrave të kryera në Kosovë.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se nuk do të lejojnë që në shesh të kryeqytetit “të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë”.

“Ekspozita paraqet një version të pasaktë të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës”, ka shkruar ai në Facebook.

Rama ka kërkuar përgjegjësi politike e institucionale edhe nga Kuvendi që financoi një ekspozitë të tillë.

Një sqarim e ka dhënë edhe Shkelzen Gashi, i cili ka shkruar se në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë vazhdon të jetë e hapur për publikun ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e organizuar nga ADMOVERE dhe INTEGRA.

Sipas tij, kjo ekspozitë paraqet në mënyrë kronologjike 49 masakra të kryera gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), nga gjithsej 105 masakra të evidentuara deri më tani.

“Për përpilimin e listës së të vrarëve nëpër masakra, jemi mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Humanitarian Laë Center (HLC), organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiq. Në libër e kemi sqaruar se në këtë listë të të vrarëve të HLC-së, për disa masakra individë të vrarë figurojnë të regjistruar si persona të armatosur, megjithëse në momentin e vrasjes ata ishin civilë të paarmatosur dhe nuk kishin rezistuar”, ka shkruar Gashi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT